Presidenti Meta publikon të dhënat e Eurostat: Të parët në Europë për numrin e azilantëve. Koha për të menduar e vepruar për shqiptarët

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar në periudhën 2014-2019.

Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, dhe një shqiptar sot ndihet më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Nga ana tjetër ai bën thirrje që tani është koha për të menduar e vepruar për shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta 

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT! 🇦🇱

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta…

Posted by Ilir Meta on Friday, January 22, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?