Presidenti Meta: Qeveria ta rihapë përpara 25 prillit Ambasadën e Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim në Presidencë këtë të hënë Presidentin e Bosnje-Hercegovinës, për të cilin tha se ranë dakord që marrëdhëniet mes dy vendeve tona të forcohen me një ritëm të ri.

”Në mënyrë që të bashkojmë përpjekjet për t’u dhënë të rinjve tanë një perspektivë më të shpejtë dhe më të prekshme europiane, për të dekurajuar largimin e tyre nga vendet tona”,- shkruan ndër të tjera kreu i shtetit në facebook.

Më tej Presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë që të rihapë përpara 25 prillit ambasadën e Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë, pasi pas kësaj date do të hapet patjetër.

Postimi i plotë

Gjatë takimit shumë të përzemërt dhe vëllazëror që pata sot me Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sh.T.Z Šefik Džaferović ramë dakord që marrëdhëniet mes dy vendeve tona të forcohen me një ritëm të ri, në mënyrë që të bashkojmë përpjekjet për t’u dhënë të rinjve tanë një perspektivë më të shpejtë dhe më të prekshme europiane, për të dekurajuar largimin e tyre nga vendet tona.

Për të konkretizuar marrëdhëniet tona, që nga ana politike janë të shkëlqyera, i bëj thirrje qeverisë ta rihapë përpara 25 prillit, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë, sepse pas 25 Prillit do të hapet patjetër.

SHKARKO APP