Presidenti Meta: Qeverisja e mbrapsht në Shqipëri provokon rëndë paqen sociale
Presidenti Ilir Meta shprehet se Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike, për shkak të një qeverie që kërcënon paqen sociale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson për integrimin europian të vendit, dëshira e anëtarësimit “nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona”.
Postimi i plote i Presidentit Ilir Meta:
“Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve. Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale. Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona”.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3414234801956102
Lexoni edhe…
- Reagim i ashpër i PPE: Rama minoi zgjedhjet. Presidenti të kthejë ligjet e miratura sot
- Parlament/ Kryeministri lajthit dhe sulmon Presidentin e Republikës
- Basha: Rama shkatërroi 5 Qershorin, hapi i fundit drejt greminës
- Kryemadhi: Rama kufomë politike, parfumet e shtrenjta s’ia heqin dot erën e kufomës
- Njeriu që futi në Kuvend kriminelët sulmon presidentin
- Meta i përgjigjet Ramës: Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti
- Votimi i njëanshëm i Kodit/Partia Republikane: Rama vulosi turpin e vet
- Reagimi i ashpër i PPE, Gjosha: Të cënosh Integrimin në këtë pikë, krim ndaj vendit