Presidenti Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë! Vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë
Presidenti Ilir Meta ka denoncuar grabitjen e taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet inceneratorëve.
Në një reagim në Facebook, presidenti shprehet se:
Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!