Presidenti Meta reagon pas vendimit maqedonas: Vendimmarrësit shqiptarë duhet të kthjellohen mirë…
Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez, duke hapur rrugën e integrimit edhe për Shqipërinë.
Teksa shprehet se ky vendim i hap rrugën negociatave të të dy vendeve, Kreu i Shtetit thekson se vendimmarrësit shqiptarë tani duhet të kthjellohen mirë për përgjegjësitë që kanë në ndjekjen e politikave.
Reagimi i Presidentit Meta:
Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.
Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.
Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse.