Presidenti Meta reagon për tragjedinë në Bulqizë: Thellësisht i tronditur, do të jemi gjithmonë pranë familjes Tola
Presidenti Ilir Meta reagon për tragjedinë e ndodhur sot në Bulqizë, ku humbën jetën nëna me dy fëmijët, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shpreh dhimbjen e madhe për këtë tragjedi, ndërsa i uron shërbim të shpejtë vajzës së mitur, që po lufton me jetën.
“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, shkruan Meta.