Presidenti Meta: Rinia do ta shporrë të dielën bandën e horrave të Rilindjes

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë“.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë
Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore.
U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë. 🇦🇱

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?