Presidenti Meta: Rritja e papërgjegjshme e borxhit për qëllime korruptive, kërcënon seriozisht të ardhmen e vendit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se rritja e papërgjegjshme e borxhit për qëllime korruptive, kërcënon seriozisht të ardhmen e vendit.
Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit, teksa ka shpërndarë një shkrim të Kastriot Islamit, apelon çdo zyrtar të çdo niveli që të mos firmosë kuturu në këtë periudhë kritike pasi do të mbajnë secili prej tyre përgjegjësi për shkeljet.
Në vijim postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta
Rritja e papërgjegjshme e borxhit për qëllime korruptive, kërcënon seriozisht të ardhmen e vendit.
Apeloj ndaj çdo zyrtari, në çdo nivel qendror e vendor të mos firmosë kuturu, aq më tepër në këtë periudhe kritike sepse do mbajnë përgjegjësi individuale e jo “kolektive”. 🇦🇱
Nga Kastriot Islami
Për borxhin super të lartë “FAJIN E KA RAMA!”
Sa herë kur flitet për borxhin super të lartë që në fillim të 2021 mund të arrijë rreth 115 përqind e PBB, Rama me lehtësinë e nja mashtruesi dhe të paafti përgjigjet: Fajin e ka SALIU… Ai ma la në 2013 borxhin shumë të lartë dhe unë jam marrë me menaxhimin e borxhit të lartë që më la Saliu?!
Si është e vërteta?
Në vitin 2013 PBB ka qënë rreth 12,8 miliard Euro dhe borxhi ka qënë rreth 70 %, që do të thotë ndryshe se borxhi ka qënë rreth 9 miliard euro.
Në vitin 2020, synohet që PBB të arrijë rreth 14,1 miliard euro, dhe borxhi 115 përqind do të thotë se borxhi do të arrijë në rreth 16,2 miliard euro.
Pra Rama ka marrë nga Saliu një borxh rreth 9 miliard dhe e ka cuar në rreth 16,2 miliard… Pra Rama e ka rritur borxhin me rreth 7, 2 miliard euro… rritja është me 1,8 herë.
Kjo është e tmerrshme: rritje e borxhit në 7 vjet qeverisje me 7,2 miliard euro ose 1 miliard euro në cdo vit.
Kjo është e tmerrshme edhe në një këndveshtrim tjetër…Ndërkohë që PBB është rritur nga 12,8 miliard euro në 2013 në 14,1 miliard euro në 2020, rritja e PBB ka qënë vetëm me 1,3 miliard euro?
Shtrohet pyetja: sikur rritja ekonomike të ishte zero, ku kanë vajtur 7,2 miliard euro e marra borxh kur rritja e PBB është me vetëm 1,3 miliard euro? Pra ku janë rreth 6 miliard eurot e tjerë borxh që s’kanë shkuar për rritjen e PBB?
Përfundimi logjik është: 6 miliard euro ose janë vjedhur ose janë shpërndarë fshehurazi nga Rama, pa u shënuar në buxhet, mes shokëve e miqve oligarkë të kupolës së sektit.
Dikush do të thoshte, paaftësi. Dikush tjetër do të thoshte papërgjegjshmëri.
Kryesorja është BABËZI dhe prandaj nuk rriten as pagat dhe as pensionet për shqiptarët.