Presidenti Meta sfidon Edi Ramën: Dil në përballje ose largohu!
Vijojnë replikat në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Në një reagim të fundit në Facebook, kreu i shtetit e sfidon kryeministrin duke i thënë “Dil në përballje ose largohu“!
“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete. Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!“- shkruan Presidenti Meta në reagimin e tij.