Presidenti Meta: SHBA janë si shpirt

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat, pas vendimi për shkarkimin e gjyqtarit Besnik Muçi deklaroi se problemet me reformën në drejtësi janë shkarkuar nga Edi Rama dhe disa palaço ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij, Presidenti theksoi se SHBA-të kanë mbajtur një qëndrim korrekt dhe kanë ndihmuar në ndryshimet kushtetuese, por është Edi Rama dhe një pjesë e diplomatëve të papërgjegjshme që po sabotojnë reformën.

“Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione, që të bëhej pjesë e puçit për Xhaferllarin. Unë nuk i bëj presion askujt. Nëse doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese. SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ata e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, Referendumi”, deklaroi Meta.

SHKARKO APP