Presidenti Meta shpërndan intervistën e anëtares gjermane të Venecias: Është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërndarë intervistën e anëtares gjermane të Komisionit të Venecias, ku thotë se është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv.

”Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Komisioni i Venecias mbi Shqipërinë: Nuk ka vend për interpretime

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!

Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.

Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

SHKARKO APP