Presidenti Meta: Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me raportin e publikuar nga OKB, ku thuhet Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve“.
Postimi i plotë i Presidentit Meta
Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Një tjetër raport, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, bën me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.
Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë.
Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve.
Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve. 🦅🇦🇱
Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Një tjetër raport, kësaj here i Komisionit Ekonomik për…Posted by Ilir Meta on Tuesday, March 16, 2021