Presidenti Meta: Shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për testimet ndaj Covid-19

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur i shqetësuar që sipas një raporti të fundit, Shqipëria është e fundit në Europë sa i takon testimeve ndaj Covid-19. Teksa thotë se rastet janë rritur me mbi 11 herë që nga muaji prill, kreu i shtetit nënvizon se duhet të ndjekim OBSH që thotë sa më shumë testime.

Postimi i plotë

Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?