Presidenti Meta: Shqipëria jep vetëm 1.2% të GDP, ndërsa Kosova 5.4% si ndihma për COVID-in

Situata alarmante në të cilën gjendet Shqiperia për shkak të COVID-19 ka qenë shqetësim i Presidentit të Republikës dhe është shprehur më shifra të sakta.

Dy ditë më parë Zëri i Amerikës njoftonte se ka rritje më 38 përqind të rasteve në Shqipëri.

Ajo që është për të ardhur keq dhe që është situatë alarmante është se qeveria shqiptare dhe shefi i saj në vend të merren me këtë rritje të frikshme të shifrave dhe pasojave të saj, vazhdojnë skemat e mashtrimit sesi t’a fshehin situatën në sytë e qytetarëve.

Një makineri e tërë propagandistike e blerë me lekët e taksapaguesve shqiptarë nëpër koncensione e vjedhje pafund është vënë në dispozicion të sulmeve ndaj opozitës, grabitjes së Gjykatës Kushtetuese, sulmeve ndaj presidentit, por kurrsesi për pandeminë dhe pasojat katastrofike të saj.

Presidenti deklaroi se, “Shqipëria jep 1.2% të GDP ndërsa Kosova jep 5.4% të GDP për ndihmë ndaj Covidit. Kjo do të thotë se Kosova është shumë më përpara sesa ne”.

Shqipëria me 1.2 të GDP dhe Kosova me 5.4, është një diferencë shumë e madhe sidomos për situata të tilla janë mijëra vite dritë para nesh.

SHKARKO APP