Presidenti Meta: Shqipëria ka fituar. Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet. Me sondazhet do qeshni të gjithë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pasi u mbyll procesi i votimit. Teksa e cilësoi si vote me pjesëmarrje rekord, kreu i shtetit thekson se Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri më tani.

“Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!

Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.

Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.

Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Lexoni edhe….

SHKARKO APP