Presidenti Meta: Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit

Presidneti Ilir Meta, nga Bylisi, shprehu një falënderim të veçantë për dijetarin Neritan Ceka, një prej arkeologëve më të njohur dhe të dashur, siç tha, njëherësh zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit antik.

Të parët tanë ia kanë dalë të ruajnë me shumë sakrifica këtë trashëgimi të vyer, me gjithë erërat e fuqishme të barbarëve, pushtuesve e diktatorëve që ju është dashur të përballojnë gjatë gjithë historisë, sepse Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit“, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

“O i huaj mos ju shmang vështrimit nga bukuria e Bylisit.”

Ky mbishkrim do të gdhendej në një prej mureve të lashtë të këtij qyteti ilir, që falë së kaluarës së lavdishme, mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit historik dhe kulturor.

Falënderim të veçantë për dijetarin dhe patriotin e shquar, Profesor Neritan Cekën, një prej arkeologëve tanë më të njohur dhe të dashur, zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit antik, si dhe për ekipin e arkeologëve të rinj, të cilët vazhdojnë traditën fisnike të shkollës sonë të arkeologjisë, si misionarë të vërtetë të ruajtjes së pasurive kombëtare monumentale.

Mirënjohje e pakufishme për kontributin e arkeologëve, historianëve e shkencëtarëve shqiptarë, mbi të gjitha për atdhedashurinë e tyre, që frymëzon në çdo kohë.
Shqiptarët, si banorë etnikë të këtyre trojeve, gjithmonë do të krenohen me këtë trashëgimi të vyer të të parëve tanë, dëshmi e qytetërimit brilant dhe e civilizimit tonë si popull.

Të parët tanë ia kanë dalë të ruajnë me shumë sakrifica këtë trashëgimi të vyer, me gjithë erërat e fuqishme të barbarëve, pushtuesve e diktatorëve që ju është dashur të përballojnë gjatë gjithë historisë, sepse Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit. 🇦🇱

SHKARKO APP