Presidenti Meta: Shqiptarët po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e BE

Kreu i shtetit ka reaguar sërish me shqetësim për rritjen e çmimit të karburantit në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta bën një krahasim me vendet e BE, se sa kushton një litër naftë në Shqipëri dhe atje.

“Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!”, theskon Meta.

Postimi i plotë i Metës në Facebook: 

Shqiptarët, me një pagë minimale prej 238 euro/muaj dhe me rreth 40% të popullsisë që jeton me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, ku paga minimale luhatet nga 500 deri në 2,250 euro/muaj.

Ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot kushton 2.2 euro/litër, në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të “Global Petrol Price” kushton:
🇧🇬 Bullgari 1.55 euro/litër
🇷🇴 Rumania 1.6 euro/litër
🇭🇷 Kroaci 1.65 euro/litër
🇸🇮 Slloveni 1.68 euro/litër
🇨🇿 Çeki 1.82 euro/litër
🇨🇭 Zvicër 2 euro/litër
🇫🇷 Francë 2 euro/litër
🇮🇹 Itali 2.1 euro/litër
🇬🇷 Greqi 2.1 euro/litër
🇩🇪 Gjermani 2.1 euro/litër

Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

SHKARKO APP