Presidenti Meta: S’kam asnjë problem nëse më shkarkojnë! (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta thotë se i ka kërkuar KPA nisjen e një hetimi administrativ në prag të vendimin të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.
”Le të më shkarkojnë, nuk kam asnjë problem”,- tha gjatë një interviste për ”Euronews Albania”, duke shtuar se nuk ka bërë asnjë shkelje. Vendimi pritet të merret më 1 shkurt.
Meta gjithashtu tha se nuk ka asnjë vend në Europë ku opozita të mos ketë këshilltarë në pushtetin lokal. Me tej presidenti theksoi se ai ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutën.