Presidenti Meta: S’kam fjalë për të ngushëlluar familjen Lala, pas kësaj tragjedie të tmerrshme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i pranishëm në homazhet në nder të familjes Lala, e cila u shua pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Në pallatin e Kulturës në Durrës, u mbajtën homazhet për 8 viktimat e familjes Lala. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit tha se nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme.

”E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushellueshme. Detyimi ynë për ti qëndruar pranë atyre gjithmonë”,tha kreu i Shtetit në një prononcim të shkurtër për mediat.

Vila ku jetonin bashkë familjet e tre vëllezërve u kthye në mort, pasi u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit. Bashkëshorti i Marjeta Lalës që humbi të katërt fëmijët ishte në Itali, ashtu edhe vëllai tjetër i cili në këtë tragjedi humbi vajzën, Griselda Lalën, 22-vjeç. I vetmi që doli gjallë nga rrënojat ishte Ramë Lala 17-vjeç.

Nëna e tij nuk ndodhej në banesë pasi natën e tërmetit ishte tek motra e saj në Tiranë. Jetën e Ramë Lalës, e ka shpëtuar një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake ka krijuar mjaftë hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës.

SHKARKO APP