Sot Presidenti turk në Shqipëri, Presidenti Meta i nxjerr Gjergj Kastriot-Skërderbeun përpara!

Presidenti turk Erdogan mbërriti në Shqipëri në një vizitë zyrtare e cila përkon (mundet rastësisht) me 17 janarin, ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot-Skënderbeun.

Duke parë agjendën e vizitës së kryetarit të shtetit turk, Erdogan ku nuk është asnjë takim me kryetarin e shtetit shqiptar, Ilir Meta, me sa duket hakmarrja e Presidentit Meta ka ardhur në një formë tjetër.

I ka kujtuar historinë e Skënderbeut, heroit shqiptar që shkatërroi hordhitë turke sa ishte gjallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Ilir Meta përkujton 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan: 

Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?