Presidenti Meta: S’më shkarkon dot njeri mua. 72 pyetjet e bëra nga Gjykata do ti përgjigjem personalisht

Presidenti Ilir Meta thotë se publikisht ai do ti përgjigjet 72 pyetjeve që ka Gjykata Kushtetuese në gjyqin ku mazhoranca me votimin në Kuvend kërkon shkarkimin e tij. Po ashtu kreu i shtetit, thekson se atë nuk e shkarkon dot njeri.

”Nuk shkova në Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është një çështje e rëndësishme. Unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të ndaluar dhunën policore ndaj qytetarëve. Kur është marrë vendimi nga parlamenti i mëparshëm për të shkarkuar Metën? Para apo pas 25 prillit? Pas! Me logjikë po flas.

Dakord të shkarkuar vendosën që të shkarkojnë presidentin, tani nga Parlamenti atëherë dhe tani, sa kanë votuar për të shkarkuar Metën? 40 janë ata që kanë mbetur. Këtyre u duhen 94 vota. A është rikonfirmuar vullneti politik? Ky Parlament a iu qëndron akuzave të bëra nga Parlamenti i shkarkuar? Për 72 pyetjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese do përgjigjem personalisht para të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Nuk më shkarkon dot njeri mua. Ato janë punët e tyre. Unë po iu them që 72 pyetjet në respekt të popullit shqiptar, unë do t’i lexoj pyetjet dhe përgjigjet. Të gjitha do të marrin përgjigje. Ishalla nuk futen reklamat kur të marrin përgjigje, do të jenë në shqip, anglisht dhe gjermanisht”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP