Presidenti Meta: Standardet e drejtësisë, të lidhura me standardet e demokracisë

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar sërish lidhur me raportin e organizatës “Freedom House”, ku theksohet se demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie të ndjeshme.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet se shqetësimi i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

? DREJTËSIA NË SHËRBIM TË POLITIKËS

Ligji është një shpatë me dy tehe. Në autokraci, është arma kryesore politike e atyre që janë në pushtet, e përdorur për të heshtur kundërshtimin, për të penguar konkurrencën dhe nëse gjithçka tjetër dështon, për të dërguar kritikët në burg. Megjithatë, në vendet demokratike, ligji i udhëhequr nga gjyqtarë të pavarur shërben pikërisht për qëllimin e kundërt. Është mbrojtja e fundit kundër shtrirjes së ekzekutivit dhe garancia kryesore që ata që janë në pakicën politike mund të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të flasin për problemet e qeverisjes dhe në fund të fundit të fitojnë pushtetin përmes zgjedhjeve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?