Presidenti Meta: Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar figurën e lartë të Sulejman Memës, dhe gjithçkaje që kjo figurë i dha futbollit, që për kreun e shtetit e ka bërë me pasion, profesionalizëm dhe qytetari.

Postimi i plotë

Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema. Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?