Presidenti Meta takim “kokë më kokë” me Ruçin
Ka zgjatur një orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
Në mbledhje ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e qeverisë Rama, kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që doli nga Presidenca. Por në zyrën e Metës mbeti kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Panorama shkruan se Meta zhvilloi një takim kokë më kokë me Ruçin.
Ndërkohë në takim nuk ishte kreu i PD, Lulzim Basha, për të cilin nuk ka pasur një ftesë. Po ashtu në takim nuk ishte Bledi Çuçi, i caktuar për menaxhimin e kësaj emergjence.