Presidenti Meta, takim me kryeparlamentarin e Maltës: Mirënjohje për mbështetjen që i jepni Shqipërisë

Presidenti i Republikës Meta u prit sot në një takim në Parlamentin e Maltës nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Anglu Farrugia.

Presidenti Meta dhe Kryeparlamentari Farrugia vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe shprehën vullnetin për forcimin e mëtejshëm të tyre, në dobi të rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.

Presidenti Meta theksoi se bashkëpunimi ndërparlamentar, përmes krijimit të Grupeve të Miqësisë, është shumë i rëndësishëm, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë mesdhetar.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vyer dhe të vazhdueshme që Malta i jep Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se Malta mbetet një shembull i zhvillimit dhe progresit në shumë sektorë të rëndësishëm që duhen ndjekur edhe nga vendi ynë.

SHKARKO APP