Presidenti Meta takim me liderin e opozitës turke, diskutim për marrëdhëniet e forta mes dy vendeve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e opozites turke, Ozgur Ozel. Ai është lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), forcës kryesore opozitare të themeluar nga Ataturku.

Pas takimi të zhvilluar mes tyre, Meta u shpreh se e ka uruar Ozel jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore.

Ai shtoi se të dy ndanë vlerësimin e përbashket së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?