Presidenti Meta takim të Grupit V-4

Presidenti Republikës vazhdon takimet intensive. Ai ka qenë i ftuar në një drekë pune me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit Shqiptar ka shprehur besimin për suksesin e kryesisë së re polake në realizimin e objektivave mjaft ambicioze në një periudhe me sfida të mëdha për mbarë Europën.

Mesazhi i Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi të isha dje i ftuar në një drekë pune me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia. Përgëzova Ambasadorin e Çekisë për kryesimin me sukses të Grupit përgjatë një viti të vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpreha besimin për suksesin e kryesisë së re polake në realizimin e objektivave mjaft ambicioze në një periudhe me sfida të mëdha për mbarë Europën. Frymëzuese motoja e Presidencës polake: “back on track”. Mjaft aktuale për të gjithë.

Falenderova vendet e Grupit V-4 për mbështetjen ndaj Shqipërisë?? në procesin e integrimit europian??. Bashkëpunimi i tyre është shembull i shkëlqyer edhe për rajonin tonë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?