Presidenti Meta takon ambasadorin austriak në Elbasan: Prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë e rëndësishme për integritetin e procesit

Gjatë qëndrimit në Elbasan, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadorin e Austrisë Christian Steiner. Në një postim në facebook, ndërsa ndan foto nga takimi, Presidenti Ilir Meta shkruan se prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit është shumë e rëndësishme për integritetin e procesit të votimit, ndërsa apelon qytetarët shqiptarët të marrin pjesë në votime.

Një takim i ngrohtë në Elbasan, me Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner në këtë Ditë të Festës së Demokracisë. Prania e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit është shumë e rëndësishme për integritetin e procesit të votimit. VOTONI! VOTONI! VOTONI!”- shkruan Presidenti Meta.

Një takim i ngrohtë në Elbasan, me Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner në këtë Ditë të Festës së…

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Ilir Meta on Sunday, April 25, 2021

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?