Presidenti Meta takon ambasadorin e Ukrainës: Ndamë shqetësimin për një agresion të mundshëm rus. Jemi në krah të Kievit

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, me të cilin ka diskutuar lidhur me rrezikun e pushtimit rus.

Në një postim në “Facebook”, Meta thekson se ka ndarë shqetësimin me ambasadorin ukrainas për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike.

Postimi i Presidentit Meta:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot prita Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.
U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.
Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?