Presidenti Meta takon ish-presidentin Bujar Nishani
Politikë E Enjte, 21 Nëntor 2019 11:52
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon takimet me ish-presidentët e vendit për të diskutuar lidhur me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se Kreu i Shtetit pritet të takohet sot në orën 12:00 me ish-Presidentin Bujar Nishani dhe në 18:00 me ish-Presidentin Bamir Topi.