Presidenti Meta takon kreun e BDI, Ali Ahmeti: Një e ardhme më e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe ditën e sotme ka takuar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta sjell disa foto nga ky takim dhe shkruan: 

I hapur dhe i përzemërt, si gjithmonë, takimi me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Shkëmbyem vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Vlerësuam së bashku se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?