Fitoi betejën me COVID-19, Presidenti Meta takon kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi

Presidenti Ilir Meta merr sot pjesë në nderimin e Luftës së Koplikut.

Në këtë aktivitet që po zhvillohet në Malësinë e Madhe e pranishme është edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cila para pak ditësh ka dalë nga izolimi pasi ishte e infektuar me COVID-19.

Presidenti Meta ka takuar kryebashkiaken dhe iu drejtua duke i thënë “qënke shumë mirë, si kokrra e mollës”.

Ndërkohë, në një postim në Facebook, teksa ka publikuar disa foto, kreu i shtetit thotë se “gjaku i Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut nuk bëhet ujë”.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook:

I lumtur të jem sot në Malësinë e Madhe, në këtë trevë të shquar të atdhedashurisë, patriotizmit dhe luftërave për liri, për të përkujtuar së bashku me komunitetin e mrekullueshëm 100-vjetorin e Luftës së Koplikut dhe nderuar jetën, veprën dhe heroizmin e 77 Dëshmorëve të cilët derdhën gjakun për mbrojtjen e lirisë së trojeve shqiptare.
Gjaku i Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut nuk bëhet ujë!

SHKARKO APP