Presidenti Meta takon profesorin e njohur: Një gjeneratë me vlera të jashtëzakonshme, që kurrë nuk mund të konsiderohet në pension
Kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sot me profesorin e njohur, ish-Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Skënder Kërçukun.
“Kënaqësi të çmallesha sot me ish-Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Skënder Kërçukun.
Një gjeneratë me vlera të jashtëzakonshme, që kurrë nuk mund të konsiderohet në pension.
Dijet dhe përvoja e tyre i bën edhe më të kërkuar në këto kohë plot sfida për vendin”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

