Presidenti Meta takon Richard Grenell: Mbështes përpjekjet e tij për të promovuar investimet amerikane

Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim ish-ambasadorin Richard Grenell.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan: 

Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.
Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur. 🇦🇱🤝🇺🇸

 

SHKARKO APP