Presidenti Meta: Të ardhurat janë ulur. Borxhi publik është rritur nga 63% në 83%

Borxhi pubik i Shqipërisë dhe rritja e frikshme e tij është një çështje që duhet të alarmojnë çdo shqiptar.
Preket direkt portofoli i çdo individi dhe mirëqenia e çdo familjeje.
Borxhi publik në shifra 83 për qind është vrastar për çdo ekonomi, jo më për situatën ku e ka katandisur rilindja Shqiperinë.

Ajo që është për të ardhur keq dhe që është situatë alarmante është se qeveria shqiptare dhe shefi i saj në vend të meren me këtë rritje të frikshme të shifrave dhe pasojave të saj vazhdojnë skemat e mashtrimit sesi ta fshehin situatën në sytë e qytetareve.

Asnjë euro e marrë borxh nuk ka shkuar për shqiptarët, as për t’i ndihmuar gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, as biznesin, as ata me ndihmë ekonomike, as ata që po luftojnë me covidin dhe s’kanë mundësi as të blejnë ilaçet.

Deklarata e presidentit sjell të vërtetën lakuriqe të një vendi që në aspektin ekonomik është buzë greminës.
Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, bën sens, çdo para që është marrë ka shkuar në xhepat e koncensionet për pesë njerëz dhe çdo muaj nga portofolet tanë shkurtohen në mënyrë marramendëse të ardhurat sepse do të bëhet 20 milionë euro një km rrugë.
Shifra të tilla të frikshme nuk janë deklarata individuale, presidenti flet si kreu i shtetit me përgjegjësinë dhe seriozitetin e postit, ndërsa Rama edhe 10 ERTV të tjera të hapë këtë masakër ekonomike që ka kryer në këtë vend nuk e mbulon dot.

SHKARKO APP