Presidenti Meta: Të bëjmë gjithçka, duke u krijuar të rinjve mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në Atdhe
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar tragjedinë e 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.
Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!”- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij në Facebook.
Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët…
Posted by Ilir Meta on Saturday, January 9, 2021