Presidenti Meta: Të miratohet një plan urgjent për testim masiv, sidomos për 4 kategori

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa thotë se jemi në një moment kritik, nënvizon se është jetike që të shtohet masivisht testimi i popullatës ndaj pandemisë së Covid-19. Sipas tij, është e domosdoshme testimi i të paktën katër kategorive.

”Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me Covid-19.Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta nënvizon se pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. ”Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga Covid-19. Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga Covid-19.

Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë:

1. Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

2. Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.

3. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.

4. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.

Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor. Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment. Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?