Presidenti Meta: Të mos i prekë askush votat. Ka kudo kamera të fshehta!
Presidenti Ilir Meta e cilëson të mrekullueshme mbarëvajtjen e ditës së votimit, ndërsa bën thirrje gjatë një lidhje me telefon për MCN që komisionerët dhe numëruesit të mos bëjnë shkelje pasi ka kamera të fshehta kudo.
“Votat janë në kuti sovrani ka folur dhe duhet të respektojmë vullnetin edhe mos të lejomjë askënd të bëjë eksperimente se kudo ka kamera të fshehta. Askush mos të guxojë të cënojë një gjë të mrekullueshme që ndodhi sot. Jam i kënaqur për gjithë këtë proces dhe uroj që të mbyllet në mënyrë të mrekullueshme”, tha kreu i shtetit.
Kreu i shtetit shtoi se do të jetë në gjithë vendin për të ndjekur procesin e numërimit. “Ka qenë e qetë dhe duhet të na bëjë krenar dhe i ka dhënë një mesazh të fortë botës demokratike se jemi vend i gatshëm për t’u integruar në BE. Jam në gjtihë Shqipërinë. Këshilltarë dhe ndihmësit e mi kanë qenë kudo jemi në bashkëpunim me BE dhe partnerët ndërkombëtarë”,- deklaron kreu i shtetit.
Lexoni edhe…
- Presidenti Meta: Të mos i prekë askush votat. Ka kudo kamera të fshehta!
- Basha: Faleminderit shqiptarëve që zgjodhën ndryshimin. Kjo është fitore e qartë e opozitës
- Loja djallëzore e Ramës me exit-pollet e tij që ta nxjerrë nga humbje në barazim!
- Ish-deputeti i PS, mesazh Ramës: Tani që s’je më kryeministër, ik nga Shqipëria