Presidenti Meta: Të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë po ndalojnë punën dhe po braktisin vendin

“Fermerët po lënë investimet në Shqipëri dhe po ikin sërish në emigracion”, është një raport i fundit nga revista “Monitor”. Ndaj dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë po ndalojnë punën dhe po braktisin vendin. Për të shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Postimi i plotë

Të gjithë bashkë për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë dhe agroturizmin! Të gjithë bashkë kundër shpopullimit dhe shkretimit të krahinave më të bukura dhe patriotike të shqipërisë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta. Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!

Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin. Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?