Presidenti Meta thirrje rinisë: Jepni më të mirën për vendit tonë, pa e braktisur atë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një ceremonie diplomimi, dha mesazhe të qarta për rininë shqiptare. Kreu i shtetit theksoi se të rinjtë nuk duhet t’i nënshtrohen fatit dhe të lënë që Shqipëria të shpopullohet. ”Së bashku me urimet më të përzemërta, për suksese në të ardhmen në fushat që kanë përzgjedhur për të investuar dijet e tyre, i ftova të bashkojmë energjitë për të dekurajuar plagën e madhe, shpopullimin e Shqipërisë nga të rinjtë. Jepni më të mirën tuaj dhe shpalosni talentin tuaj në shërbim të shoqërisë sonë dhe në të mirë të vendit tonë, pa e braktisur atë”.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Thellësisht i lumtur të merrja pjesë sonte në ngjarjen më të rëndësishme dhe të gëzueshme të jetës së çdo studenti, ceremoninë e diplomimit të të rinjve që mbaruan studimet në ”Canadian Institute of Technology”, që përkonte edhe me 10-vjetorin e themelimit të këtij institucioni prestigjioz dhe cilësor të arsimit tonë të lartë.

Së bashku me urimet më të përzemërta, për suksese në të ardhmen në fushat që kanë përzgjedhur për të investuar dijet e tyre, i ftova të bashkojmë energjitë për të dekurajuar plagën e madhe, shpopullimin e Shqipërisë nga të rinjtë.

Jepni më të mirën tuaj dhe shpalosni talentin tuaj në shërbim të shoqërisë sonë dhe në të mirë të vendit tonë, pa e braktisur atë.

SHKARKO APP