Presidenti Meta thotë se në ditët në vijim do të shohim lojëra të tjera nga Rama

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të shohim lojëra të tjera, sikurse edhe ajo historia e aeroportit, që për Kreun e Shtetit është e sajuar. Kreu i shtetit tha se ka një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë “zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen”.

”Ka deklaratë më rrumpallë se kjo që nuk ka asnjë lidhje me reagimin e një kryeministri normal dhe as me situatën. Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar. Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen”.

SHKARKO APP