Presidenti Meta ”thumbon”: Për guximtarin që ngjitet lart dhe nuk llogarit rrezikun

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pasi publikoi videon e 11 viteve më parë ku doli kundër çdo marrëveshje që dhunonte Kushtetutën, këtë herë ka publikuar një video të dytë ku shihet në plazh pranë një “buqete macesh”.

 

Njëra nga macet është guximtare dhe teksa ngjitet lart ajo nuk llogarit rrezikun në kthim. Gjithsesi, Presidenti Meta është aty për t’ia bërë të lehtë zbritjen. Nuk dihet se për kë është ky thumb.

”Një mëngjes me një ”buqetë” macesh, gjithmonë relaksues. Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen. Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë”, shkruan Meta.

SHKARKO APP