Presidenti Meta: T’i bashkohemi thirrjes së Papa Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një ftesë për t’iu bashkuar thirrjes së Papa Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë.

Në një postim në Facebook, Meta thekson se populli ukrainas ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror.

“🙏 Sot më 2 mars, ju ftoj t’i bashkohemi thirrjes së Papë Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave europiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror”, shkruan kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale.

“Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit europian. 🇦🇱🤝🇺🇦 #StandëithUkraine”.

SHKARKO APP