Presidenti Meta uron Berishën për ditëlindjen me një buqetë me 75 trëndafila të bardhë
Presidenti Ilir Meta ka uruar sot ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e 75- vjetorit të lindjes.
Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook mesazhin e urimit, si dhe një foto të buqetës me lule që i ka dërguar Berishës.
“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!???”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
Mësohet se buqeta e Presidentit Meta për ish-kryeministrin, Sali Berisha ka 75 trëndafila të bardhë! Veç buqetës me 75 trendafila, ish-Kryeministrit i është dhuruar nga Kreu i Shtetit edhe një shishe verë “Kallmet”!
KOHA JONË SONDAZH

