Presidenti Meta uron deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë për fitoren

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Meta shkruan në një postim në “Facebook” se është besimplotë se ai do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. ”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?