Presidenti Meta uron ekipin skocez për fitoren në Europa League
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njihet si tifoz i skuadrës skoceze Celtic.
Kështu, pas fitores së tyre mbrëmjen e djeshme ndaj Kluzhit në Ligën e Europës, me rezultatin 2-0, Meta ka reaguar në rrjetin social “Twitter”.
“Përqafime të zjarrta për të gjithë tifozët e Celtic për këtë fitore të madhe sot! Emocione të papërshkruara! Urime për vendin e parë në grupin E të Europa League! Jeni të mrekullueshëm! Ju dua shumë! Hail hail !”, shkruan presidenti Meta, i cili ka postuar edhe një video që tregon atmosferën në stadium.
Përqafime të zjarrta për të gjithë tifozët e @CelticFC? për këtë fitore të madhe sot! Emocione të papërshkruara! Urime për vendin e parë në grupin E të Europa League! Jeni të mrekullueshëm! Ju dua shumë! Hail hail!??#CelticFC #CELCLU #UEL pic.twitter.com/9dgVot9d88
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 3, 2019