Presidenti Meta uron festën e Abaz Aliut: Vitin e ardhshëm do të festojmë pa kufizime e distanca fizike
Presidenti Ilir Meta uron të gjithë besimtarëve bektashinj për festën e Abaz Aliut!
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta sjell në vëmendje disa vargje kushtuar Abaz Aliut, dhe përcjell urimin e tij duke thënë se “vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!”
Mesazhi i Presidentit Meta:
Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë”
Se Zoti e desh”.
Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!
Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike! ??