Presidenti Meta në mrekullinë e Shelegurit dhe te Piramia 17
Sot Presidenti ka postuar foto dhe video nga një perlë e natyrës dhe më pas nga piramida kuftitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon të vizitojë bukuritë e natyrës shqiptare, duke iu bërë reklamë në mënyrë që turistët vendas dhe të huaj të vijnë në Shqipëri.
Mëngjesin e sotëm Presidenti ka uruar një fundjavë të mbarë për të gjithë shqiptarët nga natyra e mrekullueshme e Leskovikut dhe Ersekës.
“Mirëmëngjes nga Sheleguri, ky vend i mrekullueshëm midis Leskovikut dhe Ersekës!
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!”- shkruan kreu i shtetit në Facebook.
Po sot kreu i shtetit është ngjitur në majën e Malit të Shelegurit në Kolonjë, e cila është 1629 metra mbi nivelin e detit.
Në këtë zonë ndahet kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kreu i shtetit ka postuar një foto në piramidën 17, që shënon kufirin mes dy vendeve.
“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.
Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë”,- shkruan kreu i shtetit.