Presidenti Meta uron Hysajn për fitoren përballë Juventusit: Pastë këmbën e mbarë dhe për Kombëtaren tonë!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas fitores së skuadrës së Napolit, ku luan dhe futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, përballë Juventusit.

Kreu i shtetit ka uruar për fitoren Hysajn, ndërsa shpreson që ai të ketë këmbën e mbarë dhe për kombëtaren shqiptare.

“I lumtur për suksesin e Elseid Hysajt dhe ekipit të tij. Pastë këmbën e mbarë dhe për Kombëtaren tonë! ⚽??”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se dje Napoli arriti të fitonte me penallti me rezultatin 4-2 me Juventusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?