Presidenti Meta uron Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet: Të bashkojmë përpjekjet për të ecur drejt BE
Presidenti Ilir Meta ka uruar Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit ka uruar edhe partitë shqiptare për rezultatin e lartë në këtë proces.
Urimi i plotë i Presidentit Meta
Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. ??????